E ardhmja e Toni Kroos tashmë dihet, gjermani merr vendimin e madh

Futboll

E ardhmja e Toni Kroos tashmë dihet, gjermani merr vendimin e madh

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 08:30
Toni Kroos

Toni Kroos ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, për faktin se e ardhmja e tij nuk dihej nëse do të mbetej në Real Madrid apo do të largohej.

Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Los Blancos dhe kishte shumë oferta në drejtim të tij.

Megjithatë Kroos ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe ai ka vendosur t’i mbetet besnik Real Madridit së paku edhe për një vit tjetër.

Ish-reprezentuesi gjerman po kalon nëpër një formë të shkëlqyer ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 28 ndeshje zyrtare.

Kroos ka dhënë miratimin e tij për kontratën e re e cila do të jetë një vjeçare nga e cila do të fitoj 8,5 milionë euro pagë vjetore.

34-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014 dhe që nga ajo kohë ka qenë një nga lojtarët kyç në suksesin e madrilenëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat