Brightoni mposht Arsenalin për të nënshkruar me anësorin

Futboll

Brightoni mposht Arsenalin për të nënshkruar me anësorin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:05
Ibrahim Osman

Brightoni ka njoftuar nënshkrimin e anësorit Ibrahim Osman nga klubi danez FC Nordsjaelland.

Pulëbardhat konfirmuan të shtunën se kanë arritur një marrëveshje me skuadrën daneze FC Nordsjaelland për transferimin e 19-vjeçarit anësor Ibrahim Osman.

Brightoni pagoi një tarifë transferimi prej 16 milionë funte për të riun që do t’i bashkohet në verën e vitit 2024. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në qershor 2029.

Në deklaratën zyrtare nga klubi anglez thuhej: “Brighton & Hove Albion ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje me ekipin danez FC Nordsjaelland për nënshkrimin e Ibrahim Osmanit në verën e vitit 2024.

Anësori ganez do t’i bashkohet klubit kur të hapet dritarja e transferimeve më vonë këtë. vit, me një kontratë që zgjat deri në qershor 2029”.

Osman iu bashkua FC Nodsjaelland nga akademia e Gana's Right to Dream në janar të vitit të kaluar. Në sezonin në vazhdim, ai ka luajtur në 29 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime. Performanca e tij e qëndrueshme në Danimarkë në sezonin në vazhdim ra në sy edhe të Arsenalit, sipas raporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat