Derbi i shqiptarëve i takon Grasshoppersit

Futboll

Derbi i shqiptarëve i takon Grasshoppersit

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 23:00
Xhaka me shokë i dëshpëruar

Grasshoppers ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Baselit.

Ky ishte derbi shqiptar në elitën futbollit zviceran.

Shënues: 29’ Momoh - 1:0; 36’ Morandi (nga penalltia) - 2:0; 38’ Schmid  - 2:1.

Amir Abrashi është paraqitur titullar e Dijon Kameri futet në minutën e 63-të dhe Florian Hoxha në atë të 88-tën për Grasshoppersin. 

Leon Avdullahu, Taulant Xhaka; Benjamin Kololli luajtën titullarë për Baselin. Kololli është zëvendësuar në minutën e 51-të e Dion Kacuri futet në minutën e 62-të në vend të Xhakës dhe Albian Ajeti u inkuadruar në atë të 73-tën.

Xhaka (21’) dhe Abrashi (79’) janë ndëshkuar me karton të verdhë.

Pas javës së 24-të Grasshoppers renditet në vend të nëmtë me 28 pikë e sa ka edhe Baseli një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat