Përballja me Atletico Madrid mbush arkat “zikaltër”

Futboll

Përballja me Atletico Madrid mbush arkat “zikaltër”

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:38
Stadiumi në San Siro

Përballja me Atletico Madrid mbush arkat “zikaltër”!

Mbrëmjen e kësaj të marte, në “Giuseppe Meazza”, të Milanos, Diego Simeone e Atletico e tij do të përballen me “Zikaltërit” e Inter, nënkampionët aktual të Evropës, në përballjen e vlefsheme për raundin e parë, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku ashtu siç pritej stadiumi “mitik” pritet të jetë i tejmbushur ashtu si në çdo ndeshje të këtij sezoni.

As mbrëmja e sotme, nuk bën përjashtim, teksa kundër “Los Colchoneros”, pritet një turmë e madhe e tifozëve “Zikaltër”, ku nuk përjashtohet as mundësia e mbushje plot të 80,018 vëndeve, në “Meazza”, gjë e cila do të sillte një shifër rekord fitimesh, fitime, që deri më tani llogarin në 9 milionë euro, duke u shndërruar në ndeshjen e dytë të historisë që sjell më shumë të ardhura për skuadrën e Inter, teksa për shifrën zyrtare duhet të presim përfundimin e sfidës.

Ndërkaq, ndeshja e parë, që ka arkëtuar më shumë të ardhura, në historinë e “Zikaltërve” ka qenë gjysmëfinalja e vitit të kaluar, të UEFA Champions League, Inter-Milan, që solli në arkat e klubit plot 12.5 milionë euro, ndërsa “Djajtë” e Milan kanë arkëtuar 10.4 milionë euro në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Inter sezonin e kaluar dhe 9.1 milionë euro në përballjen e fazës së 1/16-ve, ndaj Tottenham në shkurtin e vitit 2023..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat