Ish-lojtari turk: Është i rrezikshëm për kundërshtarin

Futboll

Ish-lojtari turk: Është i rrezikshëm për kundërshtarin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:16
Ernest Muçi

Vlerësimet janë të mëdha për Ernest Muçin në Turqi.

Pas një paraqitje fantastike në ndeshjen debutuese, lojtari shqiptar dha kontribut edhe në ndeshjen e djeshme kundër Konyaspor, ku dhuroi një asist.

Ish-lojtari turk Erman Toroglu, e ka ngritur në piedestal figurën e Mucit. “Do të jetë shumë i dobishëm për Beshiktash.

Ai godet topin nga vendi, në një distancë shumë të shkurtër, është i rrezikshëm për mbrojtësit dhe portierët.

Godet mirë kur ndodhet në zonën afër portës dhe është shumë i rrezikshëm për kundërshtarët sa kalon mesfushën”, tha Toroglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat