Lufta për Premier League është më emocionuese se kurrë

Futboll

Lufta për Premier League është më emocionuese se kurrë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:56
Ten Hag e Guardiola

Lufta për Premier League është më emocionuese se kurrë këtë vit, me tre skuadra që luftojnë për titull. Pep Guardiola nuk shikon rivalët e tij por mendon vetëm për kundërshtarin e radhës:

“Nesër luajmë kundër Bournemouth dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Me kalendarët si ky, ku prej vitesh luhet një ndeshje çdo tre ditë në kompeticionet e ndryshme, është gjithmonë më mirë të mendosh për ndeshjen tjetër. Dhe çfarëdo që duhet të ndodhë, do të ndodhë.”

Ratcliffe tha se City është rivali për të mundur, a jeni i shqetësuar? “Ata do të bëjnë një hap përpara, kjo është e qartë. Unë mendoj se me përvojën e pronarëve të rinj në botën e biznesit ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë.

Ata kanë bërë afrime të mira, është normale që unë ta them këtë. Të gjitha skuadrat duan të jenë në krye dhe për sa kohë që unë jam këtu, ne do të përpiqemi të jemi gjithashtu”.

Dy skuadrat më të mira në Angli në qytetin e Mançesterit? “Ajo që dua është që City, skuadra ime, të jetë atje lart. Pjesa tjetër nuk më intereson mua. United përfundoi i dyti me Solskjaer dhe Mourinho, megjithëse ndoshta nuk kanë qenë aq afër sa Liverpooli për shembull kohët e fundit.

Por shpresoj te jene ne maje, per histori, tradite e shume gjera. Nuk e di pse nuk ka qene keshtu deri tani,por imagjinoj se e dine.eshte problemi i tyre,jo i yni. Kur fitonin ne i shikonim dhe i admironim.

Ne donim të mësonim prej tyre, nga epoka e Fergusonit, me Keane, Beckham, Neville dhe gjithë atë brez. Jam i sigurt që City, në atë kohë, donte të ishte në atë pozicion. Dhe tani  ja pse mendoj se United do të kthehet në krye”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat