Shkupjanët të mobilizuar për derbin e madh shqiptar 

Futboll

Shkupjanët të mobilizuar për derbin e madh shqiptar 

Nga: K. G. Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 23:42
Olgun Aydin

Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të luhet nesër në orën 14.00 në stadiumin në Strugë. 

Struga Trim Lum, kampion në fuqi, e sfidon liderin e kampionatit Shkupi.

Shkupjanët janë të mobilizuar për këtë sfidë të madhe .

“Në stërvitjen e fundit para ndeshjes derbi që nesër e luajmë kundër ekipit Struga Trim Lum, nga afër ka përcjellë punën edhe presidenti i klubit, Olgun Aydin, i cili mes tjerash ka përgëzuar lojtarët dhe stafin për angazhimin, duke ju dëshiruar sukses në duelin e radhës”, njofton FC Shkupi.

Shkupi kryeson me 41 pikë e ka një më shumë se Struga në vend të.dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat