Egnatia dhe Teuta ndahen në “paqe”

Futboll

Egnatia dhe Teuta ndahen në “paqe”

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 16:14
Pamje nga ndeshja

Egnatia u ndal në një barazim pa gola (0-0) në shtëpi nga Teuta.

Në ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë kryesueit e kampionatit regjistruan ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Superligë, ndërkohë që ky ishte ui treti barazim në po kaq ndeshjes.

Pjesa e parë ishte mjaft e bukur dhe me raste nga të dyja skuadrat teksa pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë Rama arriti që të mposhtë Vatën, por gjytari sinjalizoi një pozicion të parregullt.

Edhe pjesa e dytë kishte ritëm, teksa në fund përsëri rrogozhinait nuk arritën të festonin për shkak se Drame u ndal nga pozicioni i parregullt. Teuta merr një pikë me shumë vlerë nga një prej skuadrave më të forta në kampionat, ndërkohë që shkon në kuotën e 25 pikëve, edhe pse mbetet në vendin e parafundit.

Skuadra e Tetovës në krahun tjetër mban vendin e parë e pashqetësuar, tani në kuotën e 49 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat