Vedat Muriqi me Mallorca-n shkaktojnë senzacion, shkojnë në finale të Kupës së Mbretit 

Futboll

Vedat Muriqi me Mallorca-n shkaktojnë senzacion, shkojnë në finale të Kupës së Mbretit 

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 00:25
Vedat Muriqi me të kuqe në veprim

Mallorca është në finale të Kupës së Mbretit në futboll.

Mallorca ngadhënjeu me penallti me rezultat 6:5 ndaj Sociedadit vendas, në ndeshjen e kthimit.

Përballja mes Sociedadit dhe Mallorca-s përfundoi baras (1:1), pasi që sfida e parë kishte përfunduar baras (0:0), u desh që të luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

As vazhdimet nuk sollën ndryshim rezultati (1:1) dhe penalltitë përcaktuan finalistin.

Në minutën e 62-të Vedat Muriqi është aktivizuar në radhët e Mallorca-s. 

Reprezentuesi i Kosovës është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 105-të.

Gonzalez në minutën e 50-të ka shënuar gol të bukur me kokë, 0:1.

Pas 21 minutave (71') vendasit barazuan rezultatin 1:1 me golin e futbollistit Oyarzabal.

Penalltitë, për Sociedadin shënuan Turrientesm, Olasagasti, Zubimendi, Becker e dështoi, Oyarzabal dhe Mallorca-n realizuan Muriqi, Morlanes, Mascarell, Radonjiq e Darder.

Mallorca e pret në finale fituesin e sfidës Ahletic Bilbao - Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat