Manchester United kualifikohet

Futboll

Manchester United kualifikohet

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 23:09
Casemiro

Siguroi kualifikimin më tej Manchester United.

”Djajtë e kuq” vuajtën jo pak në transfertën ndaj Nottingham Forest, ndeshje e cila për minuta të tëra u mbërthye në barazim 0-0, por në minutën e 89’ ishte mesfushori brazilian Casemiro që shënoi dhe kualifikoi Manchester United në çerekfinale.

Chelsea vuajti jo pak ndaj Leeds United, megjithatë ia doli të triumfojë me rezultatin 3-2 dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup.

Londinezët u ndëshkuan që në start nga ana e Joseph, megjithatë përmbysën shpejt rezultatin falë golave të Jackson dhe Mudryk.

Joseph riktheu edhe një herë baraspeshën në minutën e 59’ dhe kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ishte kapiteni Gallagher ai që shënoi golin e fitores dhe kualifikoi blutë e Londrës në fazën çerekfinale.

Ky rezultat është mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Pochettinos, që pasi dështoi në finalen e EFL Cup, ka tashmë një tjetër mundësi për të fituar trofe, ndonëse rruga është ende e gjatë dhe e vështirë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat