Partizanit i kthehet një sulmues

Futboll

Partizanit i kthehet një sulmues

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 16:14
Partizani

Partizani vijoi dje në mesditë përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Kukësit në orën 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Trajneri Shehi në këtë ndeshje pritet të ketë një skuadër më të plotësuar dhe me më shumë mundësi për të ndërtuar një formacion më të fortë se ai i Korçës, ku e lanë fushën me humbje.

Tedi Cara dhe Maget Gueje janë gati për këtë sfidë dhe nisur nga ndikimi që kanë në lojën e ekipit, priten titullarë. Bintsuka po përpiqet të rrisë formën dhe të rregullojë statistikat në funksion të ekipit dhe të vetes.

Mba duhet ta bëjë gjithashtu, teksa Albers Keko po e merr veten shumë shpejt fizikisht dhe debutimi pritet të vijë në një nga dy betejat e radhës me verilindorët.

Skuka dhe Mensah mungojnë në këtë ndeshje për shkak dëmtimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat