Ten Hag ka gati skuadrën e re

Futboll

Ten Hag ka gati skuadrën e re

Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:17
Erik ten Hag

Erik ten Hag thuhet se mund e ka gati vendin e ri të punës pasi presioni vazhdon të rritet ndaj holandezit te Manchester United.

Pas një fillimi zhgënjyes në sezonin 23/24, Ten Hag po përballet me një të ardhme të pasigurt në Old Trafford.

Djajtë e Kuq aktualisht janë në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League dhe sezoni i tyre në Champions League mori një fund të parakohshëm pas një faze katastrofike në grupe.

Pas investimit të fundit nga miliarderi britanik dhe numri një i INEOS Sir Jim Ratcliffe, pasiguritë rreth të ardhmes së Ten Hag janë ngritur.

Megjithatë, është pohuar se Ten Hag mund ta ketë punën e tij të radhës tashmë gati.

Siç raportohet nga The Independent, ish-skuadra e Ten Hag, Ajax, do të ishte e gatshme të punonte përsëri me holandezin.

54-vjeçari kaloi pesë sezone në klubin e Amsterdamit përpara se të kalonte tek United.

Gjatë kohës së tij me Ajax-in, Ten Hag fitoi tre tituj të Eredivisie dhe dy Kupa të Holandës.

Duke folur së fundmi për të ardhmen e tij, Ten Hag tha: “Unë jam këtu, jam nën kontratë për tre sezone, kështu që nuk më intereson. Unë jam duke u fokusuar vetëm në këtë proces, kështu që nuk më intereson se çfarë po ndodh rreth meje”.

United do të kthehet në fushë në Premier League pasditen e sotme, kur do të përballet me rivalët e Manchester City në Etihad.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat