Gjilani zyrtarizon Sahitajn 

Futboll

Gjilani zyrtarizon Sahitajn 

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:55
Leunit Sahitaj

Futbollisti Leunit Sahitaj është pjesë e skuadrës së Gjilanit. 

Lajmi bëhet i ditur nga faqja e klubit. 

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.

22-  vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.

Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat