Formacioni i Dritës dhe i Prishtinës

Futboll

Formacioni i Dritës dhe i Prishtinës

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Kupa e Kosovës rikthehet sot në aksion me dy duele të jashtëzakonshme, Dukagjini – Drita dhe Prishtina – Trepça 89.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dalllku do jenë nikoqir të Dritës, pritet të jetë një ndeshje mjaftë e luftuar deri në fund, duke parë ambiciet e dy klubeve që kanë për të arritur fitimin e trofeut të Kupës.

Formacioni zyrtar i Dritës: Maloku, Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Krasniqi.

Prishtina kërkon përsëritjen e suksesit, duke fituar dy herë rradhazi Kupën e Kosovës, por për të arritur deri te ky sukses, së pari duhet të kalojnë Trepçën 89.

Formacioni zyrtar i Prishtinës: Nika, Limani, Islami, Hyseni, Gashi, Kryeziu, Muja, Bytyqi, Hamiti, Useini, Pefqeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat