​Prokuroria e Madridit kërkon dënim me burg për Ancelottin

Futboll

​Prokuroria e Madridit kërkon dënim me burg për Ancelottin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:13
Carlo Ancelotti

Spekulime po qarkullojnë se autoritetet spanjolle kanë kërkuar një dënim me burg prej katër vitesh e nëntë muaj për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti për shkak të falsifikimeve të taksave.

Mediat spanjolle, përfshirë “Relevo” dhe “OK Diario”, bëjnë të ditur se Prokuroria e Madridit ka kërkuar një dënim prej katër vitesh dhe nëntë muajsh me burg për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, raporton KosovaPress.

Siç shpjegohet nga “Football Espana”, akuzat lidhen me evazionin fiskal, ku gjatë periudhës 2013 dhe 2014, Ancelotti dyshohet se ka krijuar një seri komplekse dhe konfuze shoqërish ndërtimi për të shmangur taksimin korrekt të drejtave të tij të imazhit gjatë asaj periudhe.

Thuhet se italiani “simuloi” lëshimin e të drejtave të tij të imazhit te kompani të tjera për të fshehur të ardhurat.

Ancelotti, ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, fillimisht iu bashkua Real Madridit në vitin 2013 dhe kaloi dy vjet në “Santiago Bernabeu”, duke fituar një historik “La Decima'” titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit në sezonin 2013/14.

Ai u kthye në kryeqytetin spanjoll në vitin 2021 dhe së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me gjigantin e La Ligas deri në qershor të vitit 2026.

Gjatë kohës së tij në Madrid, taktikani italian u bë trajneri i parë që fitoi titujt vendas në pesë ligat më të mira evropiane dhe i pari që fitoi katër tituj të Ligës ë Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat