Okafor: Të punojmë si për kampionatin ashtu edhe për Ligën e Evropës

Futboll

Okafor: Të punojmë si për kampionatin ashtu edhe për Ligën e Evropës

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:10
Okafor

Noah Okafor, i cili mbërriti te Milani nga Salcburgu në verën e kaluar dhe pas golit ndaj Lacios ka dhënë një intervistë për portalin e mirënjohur “Transfermarkt”.

Mes ardhjes së tij te kuqezinjtë, pesha e pritshmërive dhe konkurrenca me Leaon me të cilin ai ndan rolin dhe gjithashtu një miqësi të veçantë. Zvicerani ka qenë vendimtar në disa ndeshje sezonale, duke u futur shpesh nga pankina teksa më poshtë vijojnë edhe deklaratat e tij.

Cilat janë objektivat tuaja?

"Qëllimi që fëmijë ishte të arrija një nivel kaq të lartë ekipor. Tani jam këtu. Jam mirë dhe do të doja të qëndroja kështu, sidomos pa lëndime.

Ndihem si një anësor i majtë, por Leao është aty dhe duhet të jem i durueshëm, por e shoh veten edhe si sulmues i dytë. Sa për objektivat ekiporë, duhet të punojmë si për kampionatin ashtu edhe për Ligën e Evropës", tha Okafor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat