Formacionet Barcelona - Napoli

Futboll

Formacionet Barcelona - Napoli

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:18
Formacionet

Spektakël nuk do të ketë vetëm në “Emirates” mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, “Katalanasit” e Barcelona do të sfidojnë “gjigantët” italianë të Napoli, në një përballje totalisht të hapur, me sfidën e parë mes këtyre dy ekipeve, në “Stadio Diego Armando Maradona”, që u mbyll me rezultatin e barabartë, 1:1.

Sa i përket formacioneve, tekniku Xavi ka vendosur të për formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë nuk ka sesi të mungojë “gardiani” gjerman, Marc-Andre ter Stegen.

Në krahët e mbrojtjes janë Coao Jancelo e Jules Kounde, me qendrën që mbulohet nga Ronald Araujo e Cubarsi.

Treshja e mesfushës plotësohet nga Gundogan, Fermin Lopez e Christensen, ndërsa në sulm qëndron treshja, Raphinha, Lamine Yamal e Robert Leëandoëski.

Në krahun tjetër, ashtu si Xavi, edhe tekniku, Francesco Calzona ka vendosur të përdorë formulën 4-3-3, ku mes shtyllave është vendosur “mjeshtri” italian, Alex Meret. Mbrojtja me katër përbëhet nga Di Lorenzo, Maroi Rui, Juan Jesus e Amir Rrahmani. Në mesfushë qëndrojnë Lobotka, Zambo-Anguissa e Hamed Traore, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kvicha Kvaratskhelia, Victor Osimhen e Mattia Politano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat