Sylvinho kritik: Na mungoi pothuajse gjithçka

Futboll

Sylvinho kritik: Na mungoi pothuajse gjithçka

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:16
Shqipëria

Pretendimet ishin të mëdha, mirëpo fusha e blertë tregoi komplet një anë tjetër.

Kombëtarja e Kilit bindi të gjithë se është më lart se Shqipëria modeste, pavarësisht se arriti jo me pak vështirësi, një fitore të thellë, 0:3, në “Ennio Tardini” të Parmës, duke i dhënë një “goditje” të fortë “Kuqezinjve”, në nisje të “testeve” miqësore, para Euro 2024.

Pas ndeshjes një koment për mediat e bëri edhe tekniku, Sylvinho, i cili u duk të ishte tejet i revolutar nga kjo disfatë katastrofike, teksa u shpreh se gjithçka shkoi keq mbrëmjen e të premtes, ku shtoi se duhet të rritemi në aspketin e përqëndrimit. Më tej, braziliani foli edhe për paraqitjen e dyshes, Manaj-Broja, teksa theksoi se në Kombëtare minutazhi në fushë është “i artë”.

“Mungoi pothuajse gjithçka. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, na mungoi intesiteti.

Ne jemi një skuadër që duhet të luftojmë për 90 minuta.

Nisëm të luanim pasi pësuam golin, u futëm në lojë. Më erdhi keq për golat e dytë dhe të tretë, duhet të mbeteshim në lojë, si në Varshavë apo Pragë. Duhet të rritemi në aspektin e përqendrimit, duhet të mbetemi në lojë.

Eufori nga lojtarët? Jo, sepse ne nuk kemi titullarë fiks. Ne jemi një skuadër që luajmë me shpirt dhe zemër. Ashtu duhet të vazhdojmë përpara.

Manaj-Broja? Në Kombëtare koha është e artë. Nuk është e lehtë të gjykosh një futbollist për 25 minuta, madje as për 90 minuta. Por nuk ka rrugë tjetër në Kombëtare. Kemi edhe Suedinë, koha është e pakët në dispozicion.

Presingu dhe agresivitet i Kilit? Ata janë një skuadër e nivelit të lartë. Kanë histori, kanë lojtarë me teknikë dhe agresivitet. Kili ka lojtarë që janë mësuar duke luajtur në Kupa Bote. Shumë prej tyre kanë fituar Kupën e Amerikës. Ne duhet të mësohemi në nivele të larta.

A ishte test negativ në total? Jo, absolutisht jo! Duhet ta shoh edhe njëherë ndeshjen. E përsëris: nuk është e lehtë të gjykosh një futbollist në kohë të shkurtër. Kemi një ndeshje të vështirë me Suedinë.

Për përgatitjet për Europianin do të nisim të mendojmë pas rikthimit në Tiranë”,- u shpreh pas humbjes, tekniku brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat