Sanchez: Kam luajtur pak ndeshje, është e vështirë të rikthehem në formë

Futboll

Sanchez: Kam luajtur pak ndeshje, është e vështirë të rikthehem në formë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 18:25
Alexis Sanchez

Kombëtarja jonë u mund 0-3 nga kombëtarja e Kilit të premten në mbrëmje, dhe një nga lojtarët më të dalluar të ndeshjes, ishte Alexis Sanchez 

Lojtari i Interit dha një intervistë për një media kiliane pas përfundimit të ndeshjes, ku foli pak për formën që po kalon ai personalisht në këto momente.

“E vërteta është se kam luajtur pak ndeshje, kështu që është e vështirë të rikthehem në formë të mirë fizike.

Tani do të luajmë kundër nën kampionëve të botës, jemi të lumtur që përballemi me një rival të rëndësishëm. Le të shpresojmë të jemi kundërshtarë të denjë për një ekip të këtij niveli”,- tha Sanchez për “ChileVizion”.

Kili pasi mundi Shqipërinë në Parma të Italisë, do të udhëtojë drejt Marsejës, ku do të përballet me Francën në “Velodrome”, më 26 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat