De Laurentiis gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm

Futboll

De Laurentiis gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm

Më: 24 mars 2024 Në ora: 14:06
De Laurentiis

Tjetër ndryshim në pankinë, De Laurentiis gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm

Aventura e Francesco Calzonës në stolin e Napolit pritet të mbyllet në fund të sezonit aktual, pasi presidenti De Laurentiis duket i bindur të bëjë një tjetër ndryshim në pankinë.

Numri 1 i klubit napolitan preferon të sjellë në krye të skuadrës trajnerin aktual të Fiorentinës, Vincenzo Italiano, i cili ka treguar gjatë eksperiencës së tij në stolin vjollcë se di të aplikojë futboll të bukur dhe fitues.

Italiano është fans i skemës 4-3-3, të cilën e aplikonte edhe Spalletti në vitin që Napoli fitoi titullin, teksa edhe organika e napolitanëve ka futbollistë të shumtë që dinë të përshtaten me këtë rreshtim.

Pikërisht për këtë arsye, De Laurentiis duket i vendosur të sjellë Italianon në Napoli për sezonin e ri, si dhe t’i plotësojë trajnerit të ri disa dëshira në merkato, në mënyrë që skuadra të rikthehet menjëherë në garën për titullin kampion.

Nga ana tjetër edhe Fiorentina nuk pritet të bëhet pengesë për Italianon, pasi Rocco Commisso është i joshur nga ideja për të marrë në punë Maurizio Sarrin, një emër i njohur, i mbetur i papunë pas dorëheqjes nga stoli i Lazios pak ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat