Dudu: Udhëtojmë në Shtip për të arritur objektivin tonë

Futboll

Dudu: Udhëtojmë në Shtip për të arritur objektivin tonë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:08
Shkupi

Në fundjavë është në radhë java e 26-t e kampionatit maqedonas, ndërsa ekipi i Shkupit sot ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para kësaj sfide, që edhe si të tjerat është shumë e rëndësishme për skuadrën.

"Duelin e të dielës e luajmë në cilësinë e mysafirit, ndërsa udhëtojmë drejt Shtipit, aty ku përballë do të kemi skuadrën e Bregallnicës, një kundërshtar që lufton për të ruajtur statusin e anëtarit në elitën e futbollit.Për këtë duel është prononcuar mesfushori ynë, braziliani Dudu Sampaio, i cili mes tjerash ka potencuar se të gjithë në ekip po japin maksimumin në përgatitje dhe dëshirojnë të marrin maksimumin e pikëve", njofton FC Shkupi.

“Tani është koha për të parë përsëri në drejtim të kampionatit. Ne e bëmë detyrën tonë në derbin e qytetit javën e kaluar dhe ishte mirë që të fituam besimin për të marrë tri pikë të plota që po na mungonin. Me të vërtetë kishim nevojë dhe e merituam atë fitore.

Na pret një lojë e vështirë tani dhe kemi punuar shumë gjatë javës për të arritur objektivin tonë, e që janë tri pikët. Sigurisht se kjo fazë e kampionatit është shumë e vështirë, nga fakti se jemi pothuajse në drejt fundit, ndërsa ne po luftojmë në dy fronte. Një është e sigurt se të gjithë po japin më të mirën e tyre në përgatitjen, që në secilën ndeshje të marrim maksimumin”, ka thënë Dudu.

Ndeshja Bregallnica – Shkupi luhet të dielën me fillim nga ora 15:00, ndërsa transmetim do të ketë në kanalin zyrtar të federatës në YouTube. Në këtë duel arbitër kryesor është kumanovari Nderim Tefiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat