Erzeni e Laçi rikthehen te fitorja

Futboll

Erzeni e Laçi rikthehen te fitorja

Më: 9 prill 2024 Në ora: 12:39
Pamje nga ndeshja

Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin ditën e hënë me dy takimet e fundit, Erzeni – Egnatia dhe Skënderbeu – Tirana.

Erzeni u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti kryesuesit e “Abissnet Superiore” Egnatian, me rezultatin minimal 1-0.  Ndeshja e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” u vendos vetëm në fund, me shijakasit që shënuan golin e fitores në të 85-të.

Në Korçë takimi Skënderbeu – Tirana u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të dielën u zhvilluan edhe tre takimet e tjera të kësaj jave. Kukësi barazoi me Dinamo City në stadiumin “Kukës Arena” 1-1.

Laçi u rikthye te fitorja në kampionat pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm laçianët e realizuan në fraksionin e dytë.

Supersfida e javës, Partizani – Vllaznia u mbyll në barazim pa gola 0-0. Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit, por asnjë skuadër nuk ja doli mbanë të merrte tri pikët.

Rezultatet e javës së 30-të:

Kukësi – Dinamo City   1-1

Teuta – Laçi                   0-1

Partizani – Vllaznia      0-0

Erzeni – Egnatia            1-0

Skënderbeu – Tirana    0-0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat