Voska sport synon pikë në udhëtim

Futboll

Voska sport synon pikë në udhëtim

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:14
Nikola Stijepoviq

Java e 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut pritet me kureshtje, ndërsa skuadra shqiptare Voska Sport luan me Brerën nga Strumica. 

Këtë takim e luajnë në transfertë dhe ekipi i udhëhequr nga trajneri Srgjan Zaharievski synon rezultat sa më pozitiv në këtë duel. 

Nga tabori i Voskës për ndeshjen e sotme ka folur futbollisti, Nikola Stijepoviq, i cili pret lojë shumë luftuese, por beson në rezultat pozitiv. 

“L𝘶𝘢𝘫𝘮ë 𝘬𝘶𝘯𝘥ë𝘳 𝘉𝘳𝘦𝘳ë𝘴 𝘴ë 𝘚𝘵𝘳𝘶𝘮𝘪𝘤ë𝘴, 𝘯𝘫ë 𝘴𝘬𝘶𝘢𝘥ë𝘳 𝘦 𝘳𝘦 𝘲ë 𝘬𝘢 𝘪𝘯𝘥𝘪𝘷𝘪𝘥ë 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘤𝘪𝘭ë𝘴𝘰𝘳 𝘯ë 𝘨𝘳𝘶𝘱. 𝘒𝘫𝘰 ë𝘴𝘩𝘵ë 𝘯𝘫ë 𝘯𝘥𝘦𝘴𝘩𝘫𝘦 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘦 𝘳ë𝘯𝘥ë𝘴𝘪𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘱ë𝘳 𝘯𝘦.

𝘚𝘬𝘶𝘢𝘥𝘳𝘢 𝘬𝘶𝘯𝘥ë𝘳𝘴𝘩𝘵𝘢𝘳𝘦 𝘭𝘶𝘢𝘯 𝘮𝘪𝘳ë 𝘯ë 𝘴𝘩𝘵ë𝘱𝘪 𝘬ë𝘵ë 𝘴𝘦𝘻𝘰𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘦 𝘱𝘳𝘦𝘴𝘪𝘮 𝘯𝘫ë 𝘭𝘰𝘫ë 𝘮𝘫𝘢𝘧𝘵 𝘭𝘶𝘧𝘵𝘶𝘦𝘴𝘦 𝘯𝘦𝘴ë𝘳. 𝘗𝘢𝘷𝘢𝘳ë𝘴𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘬ë𝘴𝘢𝘫, 𝘣𝘦𝘴𝘰𝘫 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘩𝘱𝘳𝘦𝘴𝘰𝘫 𝘴𝘦 𝘥𝘰 𝘵ë 𝘢𝘳𝘳𝘪𝘫𝘮ë 𝘯𝘫ë 𝘳𝘦𝘻𝘶𝘭𝘵𝘢𝘵 𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵𝘪𝘷 𝘲ë 𝘥𝘰 𝘵ë 𝘬𝘦𝘵ë 𝘳ë𝘯𝘥ë𝘴𝘪 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘱ë𝘳 𝘯𝘦, 𝘯ë 𝘷𝘢𝘻𝘩𝘥𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘬𝘢𝘮𝘱𝘪𝘰𝘯𝘢𝘵𝘪𝘵” është shprehur Stijepoviq. 

Dueli ndërmjet Brerës dhe Voska Sport do të luhet sot në stadiumin “Kukush Turnovo”, duke nisur nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat