Titullari‘ braktis’ Tiranën para derbit me Partizanin

Futboll

Titullari‘ braktis’ Tiranën para derbit me Partizanin

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:36
Tirana

Liridon Latifi u dëmtua në startin e ndeshjes përballë Skënderbeut dhe u detyrua të largohej shumë herët nga fusha e lojës. Sulmuesi pësoi një goditje të fortë nga Rabiu, ç’ka solli edhe kartonin e kuq dhe ekzaminimet e plota të mjekëve kanë sjellë raportin final.

Sulmuesi ka një enjtje në këmbë dhe do të qëndrojë 10 ditë pushim.

Fatmirësisht, për të nuk ka ndonjë krisje të kockës që do t’i mbyllte sezonin.

Megjithatë, nuk mund të quhet lajm i mirë për bardheblutë të cilët humbasin titullarin e tyre në 3 ndeshje të rëndësishme.

E para është sot ndaj Kukësit, ndërsa më 19 prill luajnë ndaj Erzenit. Sipas kohës së dhënë nga mjekët, i bie që ai të mungojë sërish ndaj Kukësit, por kësaj rradhe në Kupë më 24 prill, megjithatë mbetet të shihet nëse do të ketë rikuperim më të shpejtë.

E sigurt është prania e tij në derbin e 28 prillit me Partizanin që pritet të vulosë shumë gjëra sa i përket sezonit të të dy skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat