“Zonja e Vjetër” ka bërë ofertën e parë zyrtare

Futboll

“Zonja e Vjetër” ka bërë ofertën e parë zyrtare

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:50
Rodrigo De Paul,

Me “fantazistin” francez, Paul Pogba, të pezulluar për shkak të dopingut dhe talentin italian, Nicolo Fagioli të pezulluar nga gjykata sportiva, për vënie bastesh të palejueshme në futboll, “Bardhezinjtë” e Juventus janë të detyruar tashmë të hidhen në sulm për gjetjen e një mesfushori të ri në merkaton e verës.

“Zonja e Vjetër” ka bërë ofertën e parë zyrtare, për “arkitektin” argjentinas të mesfushës, Rodrigo De Paul, mirëpo, “Los Colchoneros” të Atletico Madrid e kanë refuzuar në mënyrë të menjëhershme ofertën e “gjigantëve” italianë, me teknikut Diego Simeone, që e konsideron si një lojtar shumë të rëndësishëm të skemave të tij, 29-vjeçarin.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane,

“Bardhezinjtë” e Torinos as që kanë ndërmend të dorëzohen për sigurimin e shërbimeve të argjentinasit, teksa nga mediat italiane është mësuar se pas refuzimit të parë, bordi i Juventus po ideon një ofertë të re për kampionin e botës në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat