Agjenti “ngrin” Juventusin: Nuk ka asnjë marrëveshje me bardhezinjtë!

Futboll

Agjenti “ngrin” Juventusin: Nuk ka asnjë marrëveshje me bardhezinjtë!

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:47
Juventusi

Michele Di Gregorio dukej shumë pranë Juventusit, me bardhezinjtë që synonin të shtonin radhët me 26-vjeçarin e Monzas.

Megjithatë, ai që ndalon gjithçka, të paktën për momentin është agjenti i gardianit italian, Alberto Belloni.

Ky i fundit pranon bisedimet me bardhezinjtë, por shton se ende nuk ka asnjë marrëveshje.

Ka pak të vërtetë në ato që shkruhet për një marrëveshje mes Juventusit dhe Di Gregorios. Kemi mbajtur disa bisedime me Juventusin, por të tjerat që shkruajnë se gjithçka është mbyllur, nuk qëndrojnë.

Ne po bisedojmë, kampionati u mbyll dhe ky është momenti që të gjitha klubet bëjnë llogaritë e tyre për lojtarë, trajnerë apo drejtorë.

Mua më bëhet qejfi që interesohet Juventus, por mund të ketë edhe të tjera klube të interesuara. Di Gregorio do të nisë pushimet dhe vetëm më pas mund të flasim më konkretisht, nëse do të jetë mundësia për t’u larguar nga Monza atëherë do ta bëjmë”, u shpreh Di Gregorio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat