Werner do të mbetet edhe për një sezon në Premierligë

Futboll

Werner do të mbetet edhe për një sezon në Premierligë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:55
Timo Werner

Timo Werner do të vazhdojë ende qëndrimin e tij në futbollin anglez, në Premierligë.

Skuadra e tij aktuale, Tottenhami ka zhvilluar bisedime me Leipzigun për ta mbajtur Wernerin në klub në formë huazimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja e re e huazimit do të jetë e vlefshme nga korriku deri në qershor 2025 me të njëjtat kushte të ujdisë së rënë dakord në janar.

Sulmuesi gjerman gjatë kësaj kampanje zhvilloi 13 paraqitje në Premierligë, duke realizuar dy gola dhe tre asistime.

Në të kaluarën, ai ishte pjesë edhe e Chelseat në Ligën Angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat