Kompany: Qëndrojnë vetëm lojtarët e uritur për tituj

Futboll

Kompany: Qëndrojnë vetëm lojtarët e uritur për tituj

Më: 30 maj 2024 Në ora: 15:38
Vinsent Kompany

Dita e sotme ishte ajo e prezantimit të trajnerit të ri të Bajernit.

Përballë gazetarëve Vinsent Kompany u shfaq i lumtur për detyrën e re, por njëkohësisht përfitoi për t’i dhënë një mesazh të gjithë lojtarëve.

“Në Mynih do të qëndrojnë vetëm lojtarët, të cilët janë të uritur për sukses.

Do të flas me secilin prej lojtarëve dhe do të shikoj se sa të urutur janë. Dua të fitojmë të gjitha ndeshjet”, paralajmëroi 38-vjeçari.

Më tej ai komentoi edhe parapaskenën sipas së cilës ka pranuar menjëherë pozicionin e ofruar nga Eberl dhe Frojnd.

“Për mua janë ineteresuar edhe disa skuadra të tjera, por kur bisedova me Drejtorin Sportiv (Maks Eberl) dhe Menaxherin (Kristof Frojnd) thash me vete se Bajerni ishte skuadra e duhur”, pohoi Kompany.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat