Dinamo vendos për të ardhmen e Dritan Mehmetit

Futboll

Dinamo vendos për të ardhmen e Dritan Mehmetit

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:40
Dinamo

Dinamo mbeti pa “Final – Four” dhe kjo ka mërzitur sigurisht dinamovitët. Gjithsesi të “blutë” Nuk kanë kohë për të humbur dhe ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Një nga çështjet që duhet të zgjidhej ishte ajo e Dritan Mehmetit. 44-vjeçari do të vazhdsojë të jetë në krye të dinamovitëve.

Palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, ku sigurisht objektivi minimal i tyre do të jetë “Final – Four”.

Në ditët në vazhdim pritet që klubi të konfirmojë zyrtarisht qëndirmin e timonierit kryeqytetas në krye të skuadrës të paktën  edhe për sezonin e ri.

Siç mësohet palët kanë nisur të diskutojnë për transferimet që mund të bëjnë gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat