Partizani grumbullohet më 10 qershor

Futboll

Partizani grumbullohet më 10 qershor

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:51
Partizani

Pas dështimit në finalen e “Final 4” ndaj Egnatias, të kuqtë e kryeqytetit kanë nisur pushimet.

Duke ditur që sezoni i ri i Partizanit nis me pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, pushimet nuk do të jenë të gjata.

Më 10 qershor pritet që skuadra të mbyllë pushimet dhe të nisë fazën përgatitore për prezantimin në Europë.

Me shumë mundësi klubi do të kryejë një mini-fazë përgatitore për këtë pjesëmarrje, fazë e cila zakonisht në vitet e fundit është zhvilluar jashtë vendit.

Me zbritjen në fushë do të zbardhen edhe ndryshimet në ekip, që kanë të bëjnë me hyrje daljet në merkato, që priten të jenë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat