Ilir Daja i mbetet besnik Ballkanit

Futboll

Ilir Daja i mbetet besnik Ballkanit

Më: 30 maj 2024 Në ora: 20:36
Ilir Daja

Ilir Daja i mbetet besnik Ballkanit të Therandës, kampionit të trefishtë të Kosovës. 

Daja përveç që ka fituar tre tituj rresht edhe një trofe të Kupës së Kosovës, dy herë radhazi me ekip ka qenë pjesë e fazës së grupeve të Conference League në futboll.

“Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. 

Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. 

Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, me qëllime dashakeqe ndaj klubit”, ka bërë të ditur FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat