Lunin futet "në karantinë"

Futboll

Lunin futet "në karantinë"

Më: 30 maj 2024 Në ora: 20:46
Portierët e Realit

Rebus portieri për teknikun Carlo Ancelotti përpara finales së Champions. 

Nga njëra anë, Thibaut Courtois duket se është rikuperuar pas dëmtimit të rëndë që e bëri të humbasë pothuajse të gjithë sezonin, por trajneri i Belgjikës nuk e ka thirrur për Euro 2024 dhe ndoshta nuk është ende në gjendje të mirë.

Nga ana tjetër, Andriy Lunin, i cili ishte vendimtar te penalltitë ndaj Manchester City, që është ftohur keq dhe është futur në një lloj “karantine”. Për të shmangur transmetimin e virusit te shokët e tij të skuadrës, ai stërvitet veçmas dhe do të arrijë në Londër me një fluturim të ndryshëm nga ai i pjesës tjetër të ekipit.

Për të zbuluar se kush do të luajë mes shtyllave të Real Madrid në finale, duhet pritur edhe pak. Të premten Ancelotti do të vlerësojë me kujdes situatën dhe do të vendosë nëse do të lejojë Lunin të kryejë stërvitjen e fundit me pjesën tjetër të skuadrës, ose nëse do të bëhet gati Courtois.

Por Lunin nuk është i vetmi “hero” i gjysmëfinales që rrezikon të mos luajë që nga minuta e 1 ndaj Borussia Dortmund.

Sipas asaj që raporton Marca, sulmuesi Joselu, njeriu i ndeshjes kundër Bayern, gjithashtu duhet të mbetet jashtë formacionit titullar. Ancelotti ka ndërmend të rreshtojë Bellinghamin përpara, së bashku me Rodrygo dhe Vinicius Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat