Smakaj premton më të mirë në fanellën e Kosovës

Futboll

Smakaj premton më të mirë në fanellën e Kosovës

Më: 30 maj 2024 Në ora: 20:58
Art Smakaj

Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Art Smakaj është prurja e re në Kombëtaren e Kosovës.

Kosova më 5 qershor do të luajë në Oslo miqësoren kundër Norvegjisë.

Dardanët sot kanë mbajtur stërvitjen e parë para duelit me norvegjezët.

Pas stërvitjes Art Smakaj është shprehur i lumtur që i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Ai ka premtuar se do të jap më të mirën për fanellën dardane.

Jam shumë i gëzuar që do ta përfaqësoj Kosovën.

Grumbullimi i parë për lojë miqësore por shumë lojë e rëndësishme për ndeshjet e ardhshme.

Premtoj që do të bëjmë një lojë shumë të mirë, besoj që do të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Smakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat