Futbollisti Amir Abrashi po luan me sukses në radhët e Grasshoppersit.
Abrashi me Grasshoppersin sonte siguruan ekzistencën në elitën e futbollit zviceran, pasi që në play-aut e mundën me rezultat 2:1 Thunin vendas, ndërsa sfida e parë pati përfunduar baras (1:1).
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë tani.
Kjo ishte një nga fitoret më të rëndësishme në karrierën time. Presioni ishte i madh.
Në fund të fundit, e gjithë performanca e ekipit dhe me këta tifozë të mrekullueshëm, ne e merituam plotësisht të qëndrojmë në Superligë”, tha Amir Abrashi.