Asani spektakolar, Shqipëria shkatërron rivalin

Futboll

Asani spektakolar, Shqipëria shkatërron rivalin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2024 Në ora: 20:05 Përditësuar në ora: 21:49 më 03.06.2024
Pamje nga ndeshja

Shqipëria pa problem

Shqipëria ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Lihteshtejnit, në ndeshjen miqësore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Haladas në Hungari. 

Kombëtarja shqiptare dominoi takimin duke e shkatërruar modestët e Lihteshtejnit. 

Shqipëria - Lihteshtejni 3:0

Shënues: Broja (31'), Asani (47'), Muçi (67')..

Kartona të verdhë: Beck, Sele, Luque-Notaro..

]Shqipëria: Berisha; Balliu, Ismajli (Mihaj 46'), Ajeti (Kumbulla 62'), Mitaj; Asllani, Gjasula (Laçi 46'), Bajrami; Asani, Broja (Manaj 62'), Hoxha (Muçi 46').

Lihteshtejni: J. Ospelt, Meier (Graber 46’), Wolfinger, N. Beck (Luque-Notaro 58'), Goppel, Kindle (Oberwaditzer 86'), Luchinger, Buchel, (90') Sele (Kranz 81'), Saglam (P. Ospelt 70') dhe J. Beck.

Selektori Silvinho ka parë formën e secilit futbollist para Euro 2024. 

Në minutën e 28-të, Jasir Asani në pozitë ideale por goditja e tij bllokohet nga portieri rival.

Në minutën e 31-të, Shqipëria në epërsi. Futbollisti Armando Broja në pozitë ideale dhe me goditje të fortë e përtokë shënoi për 1:0.  . 

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Jasir Asani nga shënuar eurogol nga gjuajtja e lirë dhe nga rreth 20 metra e në këndin e majtë, 2:0.

Në minutën e 67-të, Ernest Muçi realizoi nga afërsia për 3:0. 

Më 7 qershor (19.00), Shqipëria luan miqësoren e radhës me Azerbajxhanin.

Shqipëria superiore

(E plotësuar) - 90' Shqipëria bindëse.

85' Gjithçka e qartë.

81' Lojë e ,mirë.

Shqipëria - Lihteshtejni 3:0

Shënues: Broja (31'), Asani (47'), Muçi (67')..

Kartona të verdhë: Beck, Sele, Luque-Notaro..

]Shqipëria: Berisha; Balliu, Ismajli (Mihaj 46'), Ajeti (Kumbulla 62'), Mitaj; Asllani, Gjasula (Laçi 46'), Bajrami; Asani, Broja (Manaj 62'), Hoxha (Muçi 46').

Lihteshtejni: J. Ospelt, Meier (Graber 46’), Wolfinger, N. Beck (Luque-Notaro 58'), Goppel, Kindle (Oberwaditzer 86'), Luchinger, Buchel, (90') Sele (Kranz 81'), Saglam (P. Ospelt 70') dhe J. Beck.

70' Shqipëria snyon fitore sa më të thellë.

67' Ernest Muçi nga afërsia shënon pas që topi u rikthye nga shtalla e djathtë. 

65' Lihteshtejni një rival jo i denjë.60' Shqipëria po shkon drejt fitores.

55' Shqipëria po e zotëron lojën. 

48' Lojë me ritëm.

47' Jasir Asani nga shënuar eurogol nga rreth 20 metra e në këndin e majtë, 2:0.

Përfundon pjesa e parë.

45' Fundi i pjesës së parë.2' Kjo ndeshje është një test i mirë për Shqipërinë para Euro 2024.

41' Shqipëria kërkon golin e radhës.

34’ Shqipëria e dominon takimin në përballje me Lihteshtejnin.

31' Shqipëria në epërsi. Futbollisti Armando Broja në pozitë ideale dhe me goditje të fortë e përtokë shënoi për 1:0.  

30' Shqipëria po sulmon.

28’ Jasir Asani në pozitë ideale por goditja e tij bllokohet nga portieri rivalit dhe shmanget në korne.

26' Lojë mesatare por pa gola deri me tash dhe pa raste.

23' Ende pa gola.

20' Lihteshtjani po mbrohet mirë.18' Ndeshje mesatare.

15’ Bajrami jep një pasim perfekt në zonë për Asllanin i cili shfaqet në të djathtën por me diagonalen e tij gjen vetëm rrjetën e jashtme

12' Shqipëria po e kërkon golin.

11’ Aksion me shumë pasime i kuqezinjve, në fund është Asani i cili harkon në mënyrë të gabuar në zonë për Brojën. 

 8' Nuk ka gola deri me tash, lojë e mirë.

4' Nuk ka gola.

Shqipëria kërkon fitore.

Shqipëria për fitore

Miqësorja ndaj Lihtenshtejnit, trajneri Silvinjo dërgon 5 futbollistë në tribunë!

Trajneri Silvinjo ka vendosur që sot të ketë të gatshëm për ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit vetëm 22 futbollistë. Tekniku, duke parë edhe impenjimet e fundit të disa futbollistëve me klubet e tyre apo testimet që do të bënte, ka zgjedhur që të çojë në tribunë 5 lojtarë, siç u konfirmua edhe nga FSHF pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ketë 22 lojtarë në stol për këtë sfidë, ndërsa pesë prej tyre do të jenë në tribunë dhe do nuk do të aktivizohen.

Bëhet fjalë për futbollistët Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët janë lënë pushim për këtë sfidë si zgjedhje teknike e trajnerit të Kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat