Alonso: Ndeshje të tilla nuk harrohen 

Futboll

Alonso: Ndeshje të tilla nuk harrohen 

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2024 Në ora: 20:29
Alonso në mes

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, beson se do të bëhet një trajner edhe më i mirë sepse nuk e kurorëzoi kurorën e trefishtë me "Aspirinat".

Leverkusen fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë pa humbje, ndërsa i vetmi dështim ishte në finalen e Europa League ku Atalanta ishte më e mirë (3:0).

“Jam shumë i sigurt se humbja kundër Atalantës do të më bëjë një trajner më të mirë sesa nëse fitonim Europa League.

Ndeshje të tilla nuk harrohen dhe mund të përdoren në të ardhmen.

Në këtë moment dhemb, dhemb shumë, por kam një ndjenjë se kjo humbje do të jetë më e dobishme për mua për të përparuar si trajner sesa nëse do të kishim fituar dhe fitonim kurorën e trefishtë”, tha Alonso.

Spanjolli vazhdon bashkëpunimin me Bayer Leverkusen, edhe pse këtë verë kishte një ofertë nga Liverpooli...

“Marrëdhënia ime me Liverpoolin është ende e fortë, asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka asnjë problem”, nënvizoi Xabi Alonso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat