Suhareka nuk ndalet me përforcime 

Futboll

Suhareka nuk ndalet me përforcime 

Nga: K.G.. Më: 6 qershor 2024 Në ora: 18:52
Pamje nga prezantimi

Suhareka nuk ndalet me përforcime, kësaj radhe është përforcuar me futbollistin Alden Shkrijelj.

Suhareka synon të kompletohet dhe të ketë konkurrencë të fortë në çdo repart, me synime që të debutojë sa më mirë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin malazez Alden Shkrijelj i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 2 - vjeçare.

Shkrijelj edicionin e fundit ishte pjesë e Superligës së Kosovës me skuadrën e Fushë Kosovës ku pati paraqitje të shkëlqyeshme që bindi kryesinë tonë për të nënshkruar me të, në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si; Drezga, Mlladost DG, Jezero etj.

Zyrtarizimin e futbollistit e bëri nënkryetari i klubit njëherit edhe bashkëpronari z. Fadil Bytyqi, ndërkaq prezantimi i futbollistit do bëhet ditëve në vijim në ambientet e klubit tonë”, njofton FC Suhareka..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat