Balotazh mes Hysajt dhe Balliut!
Kapiteni Gjimshiti u shpreh se mbrojtja me 4 lojtarë ka shkuar mirë në kualifikuese dhe me shumë mundësi kështu do të jetë edhe në Europian.Por sa i takon repartit të prapavijës ka një balotazh për krahun e djathtë mes Hysajt dhe Balliut.
Në miqësoren me Lihtenshtejnin trajneri Silvinjo aktivizoi Balliun, kurse dje ndaj Azerbajxhanit Hysajn, me shkodranin që nuk u duk në formën e tij më të mirë.
Pikërisht për këtë arsye duket se trajneri brazilian po mendon se cili prej dy mbrojtësve të djathtë mund t’i shërbejë më shumë skuadrës në Gjermani..