Klubi me renome Vëllaznimi nga Gjakova ka vazhduar me kryetrajnerin Ardian Mema.
Skuadra gjakovare synon që të jetë sa më e fortë në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A.
“Skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin Ardian Mema që të vazhdojmë së bashku edhe për edicionin 2024-25.
Trajnerit Mema i dëshirojmë suksese në vazhdim.
Së shpejti do t'ju njoftojmë për më të rejat në klub”, njofton KF Vëllaznimi.