Gjermania cakton 400 mijë euro për çdo lojtar

Futboll

Gjermania cakton 400 mijë euro për çdo lojtar

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 16:27
Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë është një nga pretendentet për titull në Kampionatin Evropian 2024.

Trajneri i kombëtares Julian Nagelsman ka arritur të krijojë një atmosferë optimizmi para turneut.

Fitoret ndaj Francës (2:0) dhe Holandës (2:1) në ndeshjet miqësore në mars i kanë dhënë shpresë tifozëve se ata mund të rikthehen sërish në majë të futbollit. Me tre suksese në Europian, Gjermania është fituesja rekord.

Vetëm Spanja mund ti rivalizojë. Megjithatë, triumfi i fundit i “pancerave” rezulton para shumë vitesh, saktësisht në 1996, teksa mposhtën në finale Anglinë.

BONUSET – Nëse do të fitohej sërish një titull evropian pas 28 vitesh, do të ishte bum përfitimesh nga ana financiare për lojtarët e kombëtares gjermane. Portali i “GOAL” shpjegon sesa të larta janë bonuset për EURO 2024 në kampin e Gjermanisë. Shpërblimet për të besuarit e Nagelsmanit janë të shkallëzuara në bazë të suksesit.

Ata do të mbeten duarbosh nëse eliminohen në raundin paraprak. Ky ishte gjithashtu rasti i ngjashëm me Kupën e Botës 2022.

Nëse Gjermania e mbyll grupin A si fituese, çdo futbollist do të marrë 50 mijë euro. Avancimi në çerekfinale shpërblehet me 100,000 euro dhe kalimi në gjysmëfinale shkon deri në 150,000 euro.

Për vendin e dytë në finale janë 250 mijë euro dhe në rast triumfi, Federata Gjermane e Futbollit i ka premtuar nga 400 mijë për kokë lojtarëve. Kjo do të thotë një premi rekord.

Bonusi më i lartë i paguar nga Gjermania deri më sot rezulton 300 mijë euro, me rastin e kurorëzimit në Botërorin “Brazil 2014”. Në total Federata do të paguaj në rast suksesi 10.4 milionë euro për një skuadër prej 26 lojtarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat