Cristante: Shqipëria, ata na njohin mirë

Futboll

Cristante: Shqipëria, ata na njohin mirë

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:26
Bryan Cristante

Mesfushori i Roma-s, Bryan Cristante ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA në prag të nisjes së Kampionatit Europian, Gjermani 2024, me Italinë që në ndeshjen e parë do të përballet me Shqipërinë.

I pyetur për grupin në të cilin Italia është pjesë së bashku me Shqipërinë, Spanjën e Kroacinë, mesfushori theksoi se “kuqezinjtë” janë një kundërshtar i vështirë si të gjithë në EURO2024, ndaj sipas tij duhet të jenë shumë të përqendruar kur të luajnë kundër skuadrës së Sylvinho-s.

“Shqipëria është një ekip i fortë, si të gjithë në Europë. Ata janë të vështirë për t’u përballur, ata kanë shumë lojtarë që luajnë me ne dhe kundër nesh në kampionat.

Ata sigurisht që na njohin mirë, dinë të përballen me ne dhe ndoshta kjo është pika e tyre e fortë. Megjithatë ne e dimë se nëse japim 100% dhe qëndrojmë të përqendruar te goli, mund të fitojmë”-u shpreh Cristante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat