Janzha i dhuron pikën e parë Sllovenisë

Futboll

Janzha i dhuron pikën e parë Sllovenisë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 qershor 2024 Në ora: 17:54 Përditësuar në ora: 19:48 më 16.06.2024
Pamje nga ndeshja

Danimarka nuk luajti si në pjesën e parë

Sllovenia ka barazuar me rezultat 1:1 me Danimarkën, në ndeshjen e parë të grupit C të Kampionati Evropian.

Sllovenia është në grup me Serbinë, Anglinë dhe Danimarkën. 

Një barazim me shije të fitores për sllovenët. 

Danimarka dëshmoi lojë të mirë në pjesën e parë por në periudhën e dytë nuk ishte as hija e të parës.  

Në minutën e 16-të, Sesko i Sllovenisë i pafat, goditja e tij nga rreth 20 metra për pak centimetra shkoi jashtë shtyllës pingule të djathtë.

Sllovenia - Danimarka 1:1

Stadiumi "MHPArena" në Stuttgart.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: S. Scharer (Zvicra).
Shënues: Janzha (77') - Eriksen (17').
Kartona të verdhë: Stojanoviq, Celar -Hjulmand
Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha, Gnezda Cerin, Elsnik (Gorenc Stankoviq 75'), Stojanoviq (Verbiq 67') , Sporar (Brekalo 90+4'), Sesko (Kurtiç 90+4') dhe Mlakar (Celar 76').
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Bah, Hjulmand (Delaney 89'), Höjbjerg (Norgaard 83'), Kristiansen (Maehle79'), Eriksen, Höjlund (Poulsen 83') dhe Wind (Dolberg 83').

Pas një minute (17') Eriksen nga afërsia e me goditje të fortë e mposhti portierin Oblak, 0:1. 

Në minutën e 65-të, Rasmus Hojlund nuk shënoi nga afërsia.

Në minutën e 67-të, Adam Gnezda Cerin i Sllovenisë nuk shfrytëzoi rastin.

Sporar në minutën e 75-të dështoi nga një pozitë ideale, duke gjuajtur jashtë portës.

Pas disa orvatjeve sllovenët realizuan golin e barazimit dhe me plot meritë.

Në minutën e 77-të, Erik Janzha nga rreth 18 metra ka dërguar goditje të fortë, duke barazuar rezultatin.

Më 20 qershor Sllovenia përballet me Serbinë (15.00) e Anglia ndeshet me Danimarkën (18.00).

Danezët për fitore

(E plotësuar):-  90' Minuta e fundit.

87' Ndeshja po shkon drejt barazimit.

83' Sllovenia po sulmon.

80' Lojë e fortë.

77' Erik Janzha nga rreth 18 metra ka dërguar goditje të fortë, duke barazuar rezultatin.

Sllovenia - Danimarka 1:1

Stadiumi "MHPArena" në Stuttgart.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: S. Scharer (Zvicra).

Shënues: Janzha (77') - Eriksen (17').

Kartona të verdhë: Stojanoviq, Celar -Hjulmand

Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha, Gnezda Cerin, Elsnik (Gorenc Stankoviq 75') , Stojanoviq (Verbiq 67')) , Sporar, Sesko dhe Mlakar (Celar 76').
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Bah, Hjulmand (Delaney 89'), Höjbjerg (Norgaard 83'), Kristiansen (Maehle79'), Eriksen, Höjlund (Poulsen 83') dhe Wind (Dolberg 83').

76' Sesko fantastik, godet nga 20 metra por shtylla e mjatë ia mohoi golin.

75’ Sporar dështoi nga një pozitë ideale, duke gjuajtur jashtë portës.

70' Danimarka ende në epërsi.

67' Adam Gnezda Cerin i Sllovenisë nuk shfrytëzoi rastin.

65' Rasmus Hojlund nuk shënoi nga afërsia.

61’ Danimarka kontrollon me sukses lojën.

53’ Sllovenia më e mirë në pjesën e dytë.50’ Sllovenia është mobilizuar që në pjesën e dytë të bëjë kthesën.

47' Lojë me ritëm.

Përfundon pjesa e parë.

43’ Eriksen po shkakton telashe në mbrojtjen e Sllovenisë.

40' Minutat e fundit të pjesës së parë.

38’ Danezët po dominojnë por as sllovenët nuk janë inferiorë.35’ Eriksen është në formë dhe i pakapshëm për mbrojtjen sllovene.

33’ Sllovenia po kërkon golin, por pengesë është mbrojtja e fortë daneze.

30’ Lojë e mirë, një Slloveni që nuk po i shkon dot.

27’ Lojë me ritëm, Danimarka nuk kënaqet me këtë epërsi.24’ Sllovenia bën përpjekje për të barazuar.

20' Sllovenia në presion.

17' Eriksen nga afërsia e me goditje të fortë e mposhti portierin Oblak, 0:1. 

16’ Sesko i Sllovenisë i pafat, goditja e tij nga rreth 20 metra për pak centimetra shkoi jashtë shtyllës pingule të djathtë.

15’ Danezët lehtë afrohen të 16-shi por jo edhe të rasti.

12’ Nuk ka ndonjë rast të veçantë, por ajo që dihet deri më tani, danezët kanë iniciativën.9’ Danimarka po sulmon.

6’ Lojë mesatare.

3’ Danimarka e fortë, po sulmon.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Formacionet zyrtare të takimit Slloveni-Danimarkë

Sllovenia do të përballet me Danimarkën, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Skuadrat vijnë të karikuara dhe me objektivin ëpr të kaluar grupin, duke qenë se relativisht në letër kanë kundërshtarë të lehtë, me vetëm Anglinë që mund t’i bëjë dëm.

Oblak synon ta mbajë portën e paprekur sot, ndërsa Eriksen do të jetë vizionari i danezëve.

FORMACIONET ZYRTARE

SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Janza, Bijol, Drkusiç, Karniçnik; Mlakar, Elsnik, CCerin, Stojanoviç; Sheshko, Sporar | Trajner: Mjataz Kek

DANIMARKA (3-4-1-2): Shmaikëll; Kristensen, Andersen, Vestergard; Bah, Hjulmand, Hojbjerg, Kristiansen; Eriksen; Vind, Hojlund | Trajner: Kasper Hjulmand.

Sllovenia - Danimarka, Eriksen zbret në fushë nga minuta e parë

Sllovenia - Danimarka, Eriksen zbret në fushë nga minuta e parë!

Slloveni-Danimarkë zbresin në fushën e lojës në ndeshjen e parë të Grupit C në EURO2024, me sfidën që nis në orën 18:00 dhe që luhet në “MHP Arena” në Stuttgart.

Ndërsa jemi në prag të këtij takimi trajnerët Kek dhe Hjulmand kanë zgjedhur formacionet si do zbresin në fushën e lojës skuadrat e tyre, me Eriksen që luan nga minuta e parë për Danimarkën.

Me Eriksen që rikthehet në këtë fazë pas ndeshjes ndaj Finlandës, më 12 qershor 2021, në të cilën danezi pësoi atak kardiak pak para përfundimit të pjesës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat