Mbappe njofton: Nuk do të marr pjesë në Olimpiadë

Futboll

Mbappe njofton: Nuk do të marr pjesë në Olimpiadë

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 20:38
Kylian Mbappe

Pas zyrtarizimit në skuadrën e re, sulmuesi francez ka vendosur të mos marrë pjesë në kompeticionin prestigjioz!

Real Madrid bën ligjin. Ky është thelbi i fjalëve të Kylian Mbappe, kapitenit të Francës dhe aktualisht në Gjermani për të garuar në Kampionatin Evropian, në lidhje me vendimin e marrë për Lojërat Olimpike.

Pasi u zyrtarizua si lojtari i ri i klubit spanjoll, pasi kapitulli me PSG-në u mbyll, KM pranoi të mos marrë pjesë në kompeticionin prestigjioz.

Thierry Henry kishte komentuar Olimpiadën e Parisit dhe mungesën e mundshme të Mbappe, por në konferencën e sotme për shtyp para debutimit të tij kundër Austrisë në Euro2024, sulmuesi francez deklaroi: “Klubi im ka një qëndrim shumë të qartë, nuk do të marr pjesë në Lojëra. Kështu janë gjërat. Do të bashkohem me një ekip të ri”.

“Ardhja në shtator për një aventurë të re nuk është mënyra më e mirë për të nisur një aventurë. Tani i uroj ekipit francez çdo të mirë. Do t'i ndjek të gjitha ndeshjet, padyshim, si tifoz. Unë jam lojtar, do të jem spektator. Shpresoj që ta sjellin medaljen e artë”, ka komentuar Mbappé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat