Eriksen “mahnit” UEFA-n me “magjinë” e tij

Futboll

Eriksen “mahnit” UEFA-n me “magjinë” e tij

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 21:25
Christian Eriksen

Eriksen “mahnit” UEFA-n me “magjinë” e tij!

Në letër padyshim favoritë ishin “Vikingët” e Danimarkës, mirëpo në fushën e blertë është vërtetuar totalisht e kundërta, teksa gjithçka është mbyllur në barazimin, 1:1, në “MHP Arena”, mes “Të Kuqve” skandinavë dhe Sllovenisë, duke regjistruar kështu sfidën e parë të mbyllur në “paqe”, në këtë edicion të Kampionatit Evropian.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi për secilën skuadër, ku “Vikingët” rrugën e rrjetës e gjeti “arkitekti” i mesfushës, Christian Eriksen, i cili u rikthye në këtë turne, pas rreth 1100 ditësh, që prej arrestit kardiak, që pësoi në sfidën e parë të grupeve, në Euro 2020, kundër Finlandës, dhe mund të themi se ishte një rikthimi plot klas.

Falë kësaj performance e shoqëruar me një saktësi të larë pasimi, UEFA ka vendosur ta shpërblejë “arkitektin” danez të mesfushës, me çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes”, me Eriksen, i cili bëhet lojtari i gjashtë i këtij kompeticioni që “shkëlqen” më shumë në ndeshjen e tij, pas Jamal Musiala, Granit Xhaka, Fabian Ruiz, Federico Chiesa e Cody Gakpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat