Kane: Të gjithë lojtarët po bien nën nivelin e tyre

Futboll

Kane: Të gjithë lojtarët po bien nën nivelin e tyre

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 20:55
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shprehur shqetësimin e tij për performancën e ekipit kombëtar në ndeshjet e fundit në Euro 2024.

Duke folur për BBC One pas ndeshjes kundër Danimarkës, Kane tha se skuadra po lufton për të gjetur ritmin e duhur, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

"Mendoj se ne po luftojmë me dhe pa top. Presioni në të dyja ndeshjet nuk ka qenë i duhuri dhe loja me topin nuk ka qenë e mirë. Të gjithë lojtarët po bien paksa poshtë niveleve të tyre. Edhe sot ishte e vështirë, por ne jemi të qetë", tha Kane.

Duke folur për momentet e vështira pas golit të epërsisë, Kane theksoi nevojën për përmirësim: "Mendoj se është diçka në të cilën duhet të përmirësohemi. Po i fillojmë ndeshjet mirë, por kur kundërshtarët po vijnë drejt nesh, nuk po jemi të sigurt se si t'i përgjigjemi presionit", shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat