Merret vendimi për Kylian Mbappen rreth ndeshjes së sotme

Futboll

Merret vendimi për Kylian Mbappen rreth ndeshjes së sotme

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 17:25
Kylian Mbappe

Tashmë është mësuar ekipi i Francës që do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme ndaj Holandës, kështu duke u marrë edhe një vendim rreth Kylian Mbappes.

“Les Bleus” mposhtë Austrinë të hënën me një autogol të Maximilian Wober, por në fund kishin një problem të madh, pasi Mbappe theu hundën e tij.

Ai u detyrua të largohet nga loja pas një dueli me Kevin Danson, dhe kështu paraqitja e tij në vazhdim të “EURO-s” ishte në dyshim.

Mbappe që nga ajo ditë ka stërvitur me një maskë me ngjyra të Francës, duke e mbrojtur hundën e tij.

Por, “L’Equipe” ka raportuar se ylli i Real Madridit nuk do të rrezikohet në duelin ndaj Holandës.

Sipas gazetarit Matt Spiro, Mbappe do të nis ndeshjen nga banka rezervë, derisa atë në formacion do ta zëvendësojë Aurelien Tchouameni, me Didier Deschamps që pëlqen të ketë edhe një mesfushor tjetër në fushë.

Mbappe nuk arriti të shënojë në ndeshjen e parë në “EURO”, duke humbur disa mundësi të mira shënimi para portës austriake.

Franca e Holanda përballen sonte, me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat