Mema: Trajneri ta lexojë mirë lojën ndaj Spanjës

Futboll

Mema: Trajneri ta lexojë mirë lojën ndaj Spanjës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 00:18
Trajneri Ardi Mema

Trajneri Ardi Mema thotë se duhet shfrytëzuar shansi në ndeshjen ndaj Spanjës, për të arritur kualifikimin.

Mema u shpreh se trajneri Syvinho duhet ta lexojë mirë lojën kundër iberikëve.

“Spanjën e kam parë në fazën difensive, është shumë e fortë. Flas si skuadër.

Kjo është pjesa që Spanja është shumë mirë. Ne kemi arritur këtu dhe kërkojmë më shumë nga sa kemi mundësi. Shansi duhet shfrytëzuar.

Më e rëndësishme është që stafi menaxhues ta menaxhojë dhe ta lexojë lojën. Spanja ka individë shumë të mirë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat