Tedesko: Fitorja? Jam shumë i lehtësuar

Futboll

Tedesko: Fitorja? Jam shumë i lehtësuar

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:27
Tedesko

Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco ka komentuar suksesin 2-0 përballë Rumanisë. "Ne luajtëm me të njëjtën strukturë si kundër Sllovakisë.

Tielemans bëri shumë mirë, ashtu si të gjithë të tjerët. Jemi të lumtur që morëm këto tri pikë dhe tani do të shohim se çfarë do sjellë ndeshja tjetër".

"Ne shtypëm lart, u përpoqëm të fitonim topin lart në fushë. Rumanisë i pëlqen të kontrollojë ndeshjet.

Nuk është e lehtë kundër tyre, por mentaliteti ynë ishte i mirë”.

"Jam shumë i lehtësuar që fituam ndeshjen, ishte shumë e rëndësishme që të merrnim ato tri pikë dhe sigurisht që humbëm disa raste. Do të ishte mirë nëse do të kishim mundur ta zgjidhnim ndeshjen më herët”.

"Është për të ardhur keq që na duhen kaq shumë raste për të shënuar. Mendoj se ishte e mundur të shënonim tre, katër ose pesë gola sonte. Është e mrekullueshme që krijojmë raste të tilla dhe duhet të kemi durim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat