Anglezët janë gati për gjysmëfinale

Futboll

Anglezët janë gati për gjysmëfinale

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 13:54
Anglia

Sa më larg që po shkon Anglia në Euro 2024, aq më pak presion po ndiejnë lojtarët anglezë.

“Tani është momenti vendimtar në turne”, ka thënë selektori Gareth Southgate të martën në konferencë për shtyp.

“Tani ka të bëjë me atë që është e mundur dhe atë që është e arritshme, e jo me atë se çka mund të shkojë keq”, ka shtuar selektori anglez.

Southgate ka vënë re një ndryshim gradual në disponimin e lojtarëve të përzgjedhur prej tij.

Dhe kjo është e rëndësishme në prag të gjysmëfinales së Evropianit.

Holanda dhe Anglia takohen të mërkurën prej orës 21:00 në Dortmund, në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024.

Anglia udhëtoi për në Gjermani si njëra prej favoriteve më të mëdha. Nuk luajti shumë bindshëm në fazën grupore dhe kjo bëri që presioni ndaj lojtarëve e selektorit të jetë i madh.

Por ai duket se është përballuar mirë. Dhe tani Anglia është në gjysmëfinale, vetëm një ndeshje larg që për herë të dytë rresht të paraqitet në finale të Evropianit.

“Në fillim të turneut pritjet ishin shumë të mëdha dhe zërat e jashtëm të shumtë si asnjëherë më parë.

Por lojtarët e kaluan këtë dhe gjetën rrugën për të fituar. Ndjeva se kjo ndryshoi kur arritëm në fazën e eliminimit, sidomos në çerekfinale.

Pamë një version më të mirë të Anglisë, sidomos në lojën me top. Luajmë më të lirë”, ka shtuar Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat