Dragan Griviq nuk i frikësohet Malishevës

Futboll

Dragan Griviq nuk i frikësohet Malishevës

Nga: K.Goca Më: 10 korrik 2024 Në ora: 15:15
Dragan Griviq

Dragan Griviq erdhi si mbrojtësi i djathtë më i mirë në kampionat, gjatë përgatitjeve justifikoi statusin e tij si anëtar i mundshëm i kombëtares së Malit të Zi, në përzgjedhjen e së cilës ishte anëtar, shkruan në faqen e klubit të futbollit

Buduçnosti nga Podgorica. Buduçnosti do të përballet me Malishevën, në takimin e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League.

Ballafaqimi i parë luhet nesër (17.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Pas kthimit nga Moravske Toplice, “Të kaltrit” filluan përgatitjet për Malishevën.

“Shpresoj që tani në ndeshjet evropiane të vazhdojmë me një lojë të mirë, por së bashku me një lojë të mirë do të vijë edhe rezultati i dëshiruar”, është i qartë Griviq.

“Ka një atmosferë pozitive para ndeshjes në Kosovë, në teshatore po flasin për kundërshtarin e radhës dhe kanë një dëshirë të madhe për të bërë rezultat”, shkruan në faqen e klubit malazez.

Griviq nuk i frikësohet Malishevës.

“Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer, jemi të vetëdijshëm se na presin dy ndeshje të vështira kundër Malishevës, por mendoj se kemi një kundërshtar të përshtatshëm.

Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë kërkohet nga ne, ndaj besoj se me pak fat, që është i nevojshëm në futboll, mund të marrim një rezultat të mirë dhe të kalojmë në turin e dytë”, tha Griviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat